E frikshme, rrufeja godet tarracën e shtëpisë

00:54 | 6 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Një video e mahnitshme shfaqet në rrjete sociale ku duket momenti  i mahnitshëm kur një rrufe godet vetëm disa metra larg një njeri që filmon ngjarjen e frikshme.

Daniel Model, 38 vjeç, po admironte stuhinë që po afrohej nga tarraca e tij në Gjerstad, Norvegji, kur rrufeja u përplas papritmas pranë tij.

Në video shihen retë e zeza qe mbulojnë qiellin dhe dëgjohet një zhurmë shumë e madhe kur rrufeja godet tokën.

Fuqia e shpërthimit detyroi Model të kthehej brenda, pasi shkatërroi tarracën. Por dëmet skishin të mbaruar, djali vendosi të largohej mënjëherë nga shtëpia pasi mund të ndodhë që rrufeja të godasë një vend dy herë .

https://www.youtube.com/watch?v=2KnN96Zb5II

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme