Google ADS

Barcelona refuzoi dy herë Dybalan

23:28 | 5 Shtator 2017
Arbresh Info

Barcelona ka refuzuar dy herë shansn për të nënshkruar me sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybala.

Juventusi nuk ka kundërshtuar largimin e mundshëm të reprezentuesit të Argjentinës këtë verë dhe ka pasur takime ndërmjet zyrtarëve të Barcelonës dhe vëllait të Dybalas, i cili përfaqëson sulmuesin, transmeton portali arbresh.info.

Më 17 gusht, një zyrtar i Barcelonës është takuar me vëllain e Dybalas, i cili informoi gjigantin katalunas se 23-vjeçari dëshiron të largohet nga Juventusi dhe se kampioni në Serie A ka rënë dakord për të lejuar largimin e tij për 120 milionë euro.

Megjithatë, transferimi nuk ndodhi për shkak se drejtori sportiv i Barcelonës, Robert Fernandez, beson që Dybala nuk ka raporte të mira me superyllin aktual në Camp Nou, Lionel Messi. Përveç kësaj, besohet që shënjestra kryesore e Barcelonës në atë kohë ishte Philippe Coutinho i Liverpoolit.

Dybala i ishte ofruar Barcelonës për të dytën herë dy ditë para se të mbyllet merkato e transferimeve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme