Vulin: Kazakistani do të vazhdojë të mos e njohë Kosovën

23:23 | 5 Shtator 2017
Arbresh.info

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, sot në Astana ka biseduar me ministrin e Mbrojtjes së Kazakistanit, Saken Zhasuzakovi, dhe me sekretarin e Këshillit për Sigurinë Kombëtare të këtij shteti, Vladimir Zhumakanov, për përparimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy vendeve.

Vulin, siç përcjell FoNet, ka theksuar se Kazakistani është i gatshëm ta vazhdojë politikën e mosnjohjes së Kosovës, si dhe përkrahjen e Serbisë në të gjitha forumet ndërkombëtare, kur bëhet fjalë për Kosovën.

Kazakistani dhe Serbia kanë nënshkruar Memorandumin e mirëkuptimit në fushën e bashkëpunimit tekniko – ushtarak.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme