Tjetër disfatë për përfaqësuesen e Kosovës (VIDEO)

22:38 | 5 Shtator 2017
Arbresh Info

12 muajt e parë të Kosovës në futbollin ndërkombëtar përfunduan mbrëmjen e së martës me një humbje që erdhi pavarësisht performancës së mirë të lojtarëve tanë.

Përfaqësuesja e Finlandës ka fituar betejën për pozitën e parafundit në Grupin I në ndeshjen kundër Kosovës në kuadër të xhiros së tetë për kualifikimet në Kampionatin Botëror Rusia 2018.

Djelmoshat e trajnerit Albert Bunjakit pësuan humbje me rezultat minimal 0 me 1 në ndeshjen e zhvilluar në Loro Boriçi të Shkodrës, shkruan portali arbresh.info.

Rezultati i ndeshjes u zhbllokua në minutën e 83′ nga sulmuesi qendror Teemu Pukki, i cili shënoi golin e vetëm të këtij takimi ku “Dardanët” shpresonin në fitoren e parë historike.

Ndryshe, kjo ishte disfata e shtatë radhazi për përfaqësuesen e Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme