Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ka reaguar ashpër në lidhje me vendimin e Presidentit Trump për anulimin e programit të amnistisë për emigrantët e rinjë.
Ai nuk ka hezituar ta quajë Trumpin ‘mizor’, transmeton portali arbresh.info
“Që të vihen në shënjestër këta të rinjë është gjë e gabuar, sepse këta nuk kanë bërë asgjë të keqe”, ka deklaruar Obama.
“Ata nuk duan asgjë më shumë sesa të punojnë në bizneset tona, në laboratorët tanë, në ushtrinë tonë dhe të kontribuojnë në vendin që duam. Kjo është mizore”, ka shtuar Obama.
Trump ka marrë vendim që të anulojë programin e miratuar nga Barack Obama që amnistonte të emigrantët e rinjë që kanë qëndruar në vend ilegalisht./arbresh.info/
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...