Superylli i Barcelonës, Lionel Messi ka luajtur një rol të madh në bllokimin e përpjekjeve të klubit të tij për të nënshkruar me mesfushorin e Arsenalit, Mesut Ozil.
Gjiganti katalunas ishte në kërkim të një lojtari të klasit botëror pas dështimit për të nënshkruar me mesfushorin Philippe Coutinho pavarësisht një numri të madh ofertash, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në ‘Don Balon’, trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka menduar Ozilin si një opsion për të përforcuar skuadrën e tij, por Lionel Messi ka ndërhyrë duke penguar transferimin e ish futbollistit të Real Madridit.
Klubi në Camp Nou ktheu vëmendjen te një tjetër ish lojtar i ‘Los Blancos’, Angel di Maria nga Paris Saint Germaini, por ish kampioni francez refuzoi të shes atë.
Ozil aktualisht ka më pak se një vit të mbetur në marrëveshjen e tij me klubin në Emirates./arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën