Ky është një moment që edhe mund t’ju bëj të qeshni, pasi një nga dilerët më të fuqishëm të drogës në Peru është arrestuar në banjon e shtëpisë së tij.
I akuzuari, i identifikuar si Jose Spencer Bilbao Rivers, u kap nga policia përderisa po kryente nevojat personale në një banjo të improvizuar, transmeton portali arbresh.info
Policia ka bastisur shtëpinë e tij në kryeqytetin e Perusë, Lima, ku edhe zbuluan një sasi të madhe të kokainës.
Personi në fjalë u arrestua në katin e parë të shtëpisë së tij.
Ai pretendoi se po vuante nga diarreja dhe se nuk ishte në dijeni që në shtëpinë e tij kishte drogë. Gjithashtu ai ka mohuar akuzat që është marrë me tregti të drogës, pavarësisht që policia e kishte filmuar atë./arbresh.info/
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...