Numri i myslimanëve Rohinghya që po iknin nga dhuna në Mianmar ka shkuar përtej 120 mijë, raporton OKB.
Mijëra të tjerë janë duke u përpjekur që të kalojnë kufirin për në Bangladesh, transmeton portali arbresh.info
Imazhet e marra në kufi tregojnë gra dhe fëmijë që notojnë përgjatë lumit Naf, që ndan të dy vendet. Prindërit kalojnë lumin me fëmijët e tyre mbi shpatulla, ndërsa të tjetër mundohen që të bartin gjërat e pakëta që kanë arritur të shpëtojnë nga shtëpitë e tyre.
Megjithatë, sapo të mbërrijnë në një nga kampet e refugjatëve në Bangladesh, ata mund të përballen me kthim.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) ka paralajmëruar se kampet e ngritura janë përtej kapacitetit, pasi numri i personave të zhvendosur ka arritur deri në 123 mijë.
“Numrat janë shumë shqetësues. Ata po rriten shumë shpejt, “tha zëdhënësja e UNHCR-së, Vivian Tan.
Agjencia ka kërkuar ndihmë për të ngritur kampe të reja, pasi sipas tyre shumica e të larguarve janë të traumatizuar, të uritur dhe kanë nevojë për ndihmë mjeksore.
Myslimanët në Mianmar kanë hasur në një diskrimin të gjatë nga vendi budist në Azinë Juglindore. Dhuna e fundit shpërtheu me 25 gusht, kur militantët Rohingya sulmuan postet e largëta të policisë, duke vrarë 15 zyrtarë.
Rohingya janë një minoritet etnik mysliman pa nënshtetësi që në Mianamar janë përballur me persekutimin e ushtrisë që ka djegur fshatrat e tyre dhe ka vrarë civilë. Sigurisht që Mianmari mohon çdo lloj persekutimi, ndërsa vetë liderja “de facto” e vendit Suu Kii në një intervistë për BBC në mars konfirmoi të njëjtën gjë./arbresh.info/
Foto: AP/Daily Mail
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...
“Ishalla nuk shymesh tash ti”, i thotë Xheneta-Drilonit
Nura e zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën aktu...
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...