Nëse do të dukesh bukur, atëherë përgatitu të bësh një trajtim për rezultate më të mira. Një plan special anticeluliti, i kombinuar me një dietë me ushtrime, si dhe me disa ushqime të veçanta, pas dy javësh nuk do të jesh më njëlloj.
Kjo mënyrë e re, e zbuluar së fundi nga studimet, do të të japë rezultate për një kohë të gjatë. Ndaj, ndiq me kujdes këto hapa:
Nëse je afër apo i ke kaluar të 30-at, ji e vëmendshme:
Sa më shumë ujë
Rregulli i parë dhe shumë i rëndësishëm që duhet marrë në konsideratë për reduktimin e celulitit është të pish sa më shumë ujë. Nëse e bën rutinë pirjen deri në 3l ujë në ditë, celuliti do të reduktohet shumë shpejt. Por, mos harro! Nëse ujin e ke vështirë ta pish, shtrydh brenda 2-3 kokrra limon.
Masazh me një furçë anticelulit ose me kafe
Hapi tjetër është nxitja e qarkullimit të gjakut në zonat ku ke celulit. Kjo mund të bëhet fare thjeshtë me një furçë speciale kundër celulitit ose edhe me kafe.
Përdor furçën në zonat ku ke celulit, kofshët, barku, vithet dhe përpiqu ta bësh këtë në mëngjes dhe 3 herë në javë. Për një kohë shumë të shkurtër, rezultatet do të jenë fantastike. Kjo mënyrë do të eliminojë ndjeshëm yndyrën nga lëkura.
Një dietë kundër celulitit
Hapi i 3-të për të eliminuar celulitin nga kofshët, vithet apo këmbët është një dietë e cila ka në bazë perime dhe fruta të freskëta, të pasura me proteina.
Si? dihet, frutat përmbajnë sakarozë, një formë sheqeri, por nuk duhet të konsumosh më shumë se 150 gram fruta çdo ditë. Kur është fjala për perimet, ato duhet të jenë sa më të freskëta dhe të tilla mund të konsumosh më shumë se 1 kg në ditë. Në fakt, nëse do vërtet të eliminosh celulitin në një kohë shumë të shkurtër, më shumë se gjysma e ushqimeve që konsumon duhet të jenë perime të freskëta.
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës