Sipas një raporti nga ‘AS’, Juventusi beson se është në gjendje të sigurojë nënshkrimin e Andres Iniestas vitin e ardhshëm.
Iniesta, i cili shpenzoi gjithë karrierën e tij te Barcelona, do të mbetet pa kontratë në muajin qershor të vitit të ardhshëm dhe ende nuk ka arritur ndonjë marrëveshje të re që i siguron atij qëndrimin në Nou Camp, transmeton portali arbresh.info.
Siç qëndrojnë gjërat aktualisht, ai do të jetë në gjendje të negociojë me ndonjë klub tjetër duke filluar nga 1 janari dhe Juventusi dëshiron të sjell atë në Itali.
Kampioni në Serie A beson që ata do të jenë në gjendje të bindin reprezentuesin spanjoll t’i bashkohet atyre falas në merkaton e verës së ardhshme./arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën