Arda Turan zbulon të ardhmen e tij

17:25 | 5 Shtator 2017
Arbresh Info

Arda Turan nuk e ka në plan të largohet nga Barcelona këtë muaj.

Reprezentuesi i Turqisë, i cili besohet se nuk është më pjesë e planeve të Barcelonës, ka qenë duke u kërkuar shumë për rikthim në Galatasaray derisa merkato e transferimeve në Turqi vazhdon të mbetet e hapur deri mbrëmjen e së premtes, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, mesfushori insiston që është i kënaqur në Camp Nou duke i dhënë fund spekulimeve që mund të largohet së shpejti nga klubi.

“Do të qëndrojë. Jam shumë i lumtur këtu dhe kam një kontratë tri vjeçare”, ka thënë Turan duke folur në programin turk ‘Beyaz Futbol’.

“Galatasaray është shtëpia ime por e di që ata tani nuk më duan (për shkak të tifozëve). Nuk dua të lëndojë skuadrën”.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme