Sipas raporteve të ndryshme në Spanjë, ylli i Liverpoolit Philippe Coutinho do të refuzoj të luaj për klubin e tij në Ligë të Kampionëve nëse dështon të sigurojë transferimin në Barcelonë gjatë muajit janar.
25-vjeçarit i është mohuar transferimi larg nga Redsat në merkaton e kaluar të transferimeve derisa Barcelona kishte bërë një numër të madh përpjekjesh për të sjell atë në Nou Camp, transmeton portali arbresh.info.
Dhe, sipas gazetës katalunase ‘Sport’, braziliani mendon të mos luaj në fazat grupore të kompeticionit më të madh evropian.
“Pakënaqësia e Philippe Coutinhos me Liverpoolin është madhështore”, thonë ata.
Raporti nga gazeta e lartpërmendur shton gjithashtu që lojtari ende shpreson që të bartë këtë sezon fanellën e Barcelonës duke theksuar gjithashtu që është shumë i lënduar nga Liverpooli, i cili ia bllokoi transferimin e ëndërruar.
Coutinho nuk ka bërë ende ndonjë paraqitje për skuadrën angleze këtë edicion, por ka luajtur së fundmi për Brazilin në ndeshjen në kuadër të kualifikimeve në Kampionatin Botëror kundër Ekuadorit./arbresh.info/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend