Pjesë e paketës së mjeteve të blinduara janë 248 automjete me vlerë 12 milionë dollarë, ku Shqipëria do të paguajë vetëm shpenzimet për transportin dhe mirëmbajtjen e tyre.
Në mjediset e Forcës Tokësore në Zall Herr, në periferi të Tiranës, u zhvillua ceremonia e marrjes në dorëzim të 6 automjeteve të para të blinduara të dhuruara nga qeveria e SHBA-ve me vlerë 300 mijë dollarë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim zyrtar nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë thuhet se pjesë e paketës së mjeteve të blinduara janë 248 automjete me vlerë 12 milionë dollarë, ku Shqipëria do të paguajë vetëm shpenzimet për transportin dhe mirëmbajtjen e tyre.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku si dhe ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu.
Duke folur për bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe SHBA-së, Kodheli theksoi se “Nuk mund të largohem pa nënvizuar me forcë faktin se këto marrëdhënie kanë hyrë në një fazë të re dhe më cilësore, si dhe njëkohësisht të shpreh mirënjohjen time personale për burrat dhe gratë në uniformë për këtë ndihmë të pakursyer.”
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, automjetet e blinduara për transport janë të markës HMMWV 1114 dhe kanë shpejtësi maksimale 125 km/h dhe peshojnë 6 ton. Mjetet e blinduara janë të pajisura me sistem të mbajtjes së armëve mitraloz të rëndë dhe mitraloz të lehtë si dhe granatahedhës.
Shtatë të vrarë nga një sulm izraelit në një shkollë të kthy...
Netanyahu thotë se Hezbollahut i janë shkaktuar goditje të p...
Haxhiu: Fehmia, Xheva e Fatimja, do të mbeten përherë shembu...
Automjeti i ushtrisë serbe shtyp veturën, vdesin pesë person...
Zbulohet laboratori i drogës në podrumin e një banese në Pri...
Goditet një laborator i drogës në Prishtinë, Sveçla thotë se...