Pas marrëveshjes se arritur dje në mes të koalicionit PAN dhe partisë se Behgjet Pacollit, tanimë kandidati për kryeministër i PAN-it Ramush Haradinaj do të fillojë bisedat edhe me Listën Serbe për të ecur tutje drejt formimit të institucioneve.
Nga partia e Haradinajt besojnë se do ta kenë edhe besimin e deputetëve serbë, që Haradinaj të jetë në krye të Qeverisë. Bashkëpartiaku i kreut të AAK-së, Muharrem Nitaj, thotë se Lista Serbe është deklaruar kundër bllokimit të institucioneve, duke besuar kështu në përkrahjen e tyre.
Behgjet Pacolli, të hënën vendosi që t’i japë fund bashkëpunimit më koalicionin LAA duke i ndarë kështu rrugët me ta. Por pak orë më vonë, ai nisi rrugëtimin me koalicionin të cilin vazhdimisht e mohoi bashkëpunimin. Në marrëveshjen e arritur në mes AKR e PAN-it janë ndarë edhe ministritë, derisa e pakënaqur raportohet të jetë Lista Serbe. Kjo e fundit thuhet se ka vendosur që të mos e votojnë Qeverinë Haradinaj. Arsyeja për këtë është numri i ministrive të ndara për ta.
Por këtë nuk e beson zëdhënësi i Haradinaj, Muharrem Nitaj. Ai tha për Express se kreu i AAK-së së shpejti do ta takojë edhe Listën Serbe përderisa sqaron se nuk ka informacione për ndonjë takim konkret.
“Është krejt e natyrshme që partnerët e koalicionit që ka marrë mandatin e shumicës, të takohen. nuk kam informacione për ndonjë takim konkret, por nuk e përjashtoj mundësinë që të realizohen takime te tilla”, është shprehur Nitaj.
Ministria e Bujqësisë e cila besohet se i ishte ndarë Listës Serbe, tanimë e njëjta do të jetë nën udhëheqjen e AKR-së së Pacollit.
E pikërisht kjo ministri, është edhe arsyeja e cila ka bërë që Lista Serbe ta shqyrtojë edhe njëherë pozitën. Siç raportohet, Lista Serbe do te konsultohet me Beogradin, por, brenda Listës ekziston fryma për largimin nga marrëveshja.
Sidoqoftë, bashkëpunëtori i ngushtë i Haradinajt thotë se nuk mund të flas në emër të listës serbe, por deklaron se Lista Serbe ka qëndrim për mosbllokim të institucioneve.
“.. me aq sa unë kam informata, qëndrimi i tyre është që të mos e bllokojnë krijimin e institucioneve”, ka theksuar ai.
Megjithatë, pas largimit të Pacollit nga LAA, këta të fundit zhvilluan një takim urgjent nga ku i bën thirrje Pacollit që të kthehet në partneritet dhe të synojnë ndërtimin e një qeverie të përbashkët.
Kreu i AKR-së ua dha pak më vonë përgjigjen përmes Facebook-ut ish kolegëve partiakë duke thënë se i ndoqi të gjithë skenarët e tjerë që koalicioni me të cilin garoi të krijonte qeverinë, por, sipas tij, nuk u bë dot asgjë.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...