Haradinaj për shugurimin e Katedrales: Ditë e bashkimit pa dallim

14:51 | 5 Shtator 2017
Arbresh.info

I nomunuari për kryeministër nga koalicioni PANA, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë sot në ceremoninë e shugurimit të Katedrales “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Haradinaj, përmes një statusi në Facebook ka thënë se kjo ishte një ditë e shënuar dhe një simbolikë e bashkimit pa dallim, shkruan arbresh.info.

“Në ceremoninë e shugurimit të Katedrales “Nëna Terezë”.

Një ditë e shënuar dhe një simbolikë e bashkimit pa dallim, e dashurisë dhe e promovimit të vlerave të mirëkuptimit e tolerancës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme