Ministri i Jashtem Ditmir Bushati, i cili me miratimin e qeverise se re do te mbuloje edhe integrimin, gjykon se procesi drejt BE duhet te kete kalendar dhe afate te qarta.
Bushati, i cili ndodhet ne Slloveni, ka zhvilluar nje takim me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, te cilës i ka shprehur besimin se progresi i Shqipërisë në zbatimin e reformës në drejtësi, krijon kushtet të mira për çeljen e negociatave.
Bushati mori pjese ne takimin e ministrave të jashtëm të procesit të bashkëpunimit të Europës Jug-Lindore ku foli per sfidat me te cilat perballen rajoni. Sipas shefit te diplomacie shqiptare jane 3 rreziqe qe i kanosen rajonit; rreziku i parë është që zgjerimi mos të konsiderohet më si objektiv parësor i përbashkët, rreziku i dytë është që rritja e bashkëpunimit politik në rajon të mos ketë impakt konkret në jetën e qytetarëve tanë; ndërsa rreziku i tretë ka të bëjë me tendencën e re për të sakrifikuar shtetin ligjor në altarin e stabilitetit.
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...