Ushtria thyen rrethimin e ISIS-it në qytetin Deir al-Zour

14:23 | 5 Shtator 2017
Arbresh.info

Ushtria siriane ka thyer një rrethim të qytetit lindor të Deir al-Zour, i rrethuar prej vitesh nga të ashtuquajturi Shteti Islamik, thonë mediat shtetërore.

_97674550_iraq_syria_control_04_09_2017_624_16x9_map

Një njësi mediatike e drejtuar nga lëvizja Hezbollah tha se trupat dhe militantët aleatë kishin arritur në bazën e Brigadës 137 në periferi të qytetit, transmeton portali arbresh.info

Rreth 93,000 civilë janë bllokuar në një enklavë në bregun perëndimor të lumit Eufrat që nga viti 2015.

Provinca përreth Deir al-Zour është bastioni i fundit i madh i ISIS-it në Siri./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme