Një numër i madh i njerëzve, madje më shumë se 60%, të cilët vuajnë nga diabeti, nuk e dinë këtë.
Diabeti shpesh quhet vrasës i heshtur sepse simptomat e diabetit vështirë vërehen dhe shumë lehtë merren për diçka tjetër. Diabeti zakonisht diagnostikohet me anë të hulumtimeve dhe analizave që nuk lidhen me vetë diabetin.
Urinimi i shpeshtuar dhe etja e tepruar
Nëse urinoni shpesh, sidomos gjatë natës, ndoshta vuani nga diabeti. Veshkat përpiqen shumë ta largojnë glukozën e tepërt nga gjaku, gjë që shkakton nevojë për të urinuar. Etja e tepërt ndodh për shkak se trupi ka nevojë për t’i rikthyer lëngjet e humbura. Këto simptoma janë disa nga treguesit e diabetit.
Humbja e peshës
Nivelet shumë të larta të sheqerit në gjak mund të shkaktojnë humbje drastike të peshës, 5-10 kg në një periudhë prej 2-3 muaj. Por, kjo nuk është humbje e shëndetshme e peshës. Insulina nuk mund ta shpërbëjë glukozën dhe trupi mendon se është i uritur dhe fillon t’i tretë proteinat si një zëvendësim për energjinë. Veshkat gjithashtu punojnë me një ritëm më të shpejtë për eliminimin e sheqerit të tepërt, gjë që çon në rritjen e konsumit të kalorive dhe e rrit rrezikun e dëmtimit të veshkave.
Uria
Uria e tepërt është një tjetër simptomë e diabetit që mund të ndodhë për shkak të ndryshimeve të papritura në nivelin e sheqerit në gjak. Kur niveli i sheqerit në gjak rritet, trupi mendon se është i uritur dhe kërkon burime të glukozës, e cila do t’i furnizojë qelizat dhe do ta mundësojë punën e tyre.Problemet me lëkurë
Të kruarit e lëkurës mund të jetë rezultat i lëkurës së thatë apo qarkullimit të dobët, ndërsa të dy gjendjet janë shenja paralajmëruese të diabetit. Nëse keni probleme me lëkurë të thatë e cila luspohet, keni njolla të errëta apo lëkura vazhdimisht kruhet, gjithsesi konsultohuni me ndonjë mjek.
Shërim shumë i ngadaltë i plagëve
Infeksionet, gërvishtjet dhe të mavijosurat që shërohen ngadalë janë gjithashtu një simptomë klasike e diabetit. Kjo ndodh për shkak se enët e gjakut janë të dëmtuara për shkak të niveleve të tepërta të glukozës. Gjaku në këtë rast qarkullon më vështirë dhe më ngadalë vjen deri tek organet e caktuara.
Infeksionet kërpudhore
Diabeti e nxit punën e tepërt të sistemit të imunitetit i cili fillon ta shkatërrojë veten. Imuniteti pastaj dobësohet dukshëm. Për këtë arsye, rritet dukshëm rreziku i formave të ndryshme të infeksioneve, përfshirë infeksioni fungal.
Lodhja dhe ankthi
Kur një person ka nivele të larta të sheqerit në gjak, në varësi të asaj se sa kohë është i ngritur niveli i sheqerit, mund të ndiejë lodhje kronike. Lodhja do t’ju bëjë gjithashtu të shqetësuar. Ndryshimet e papritura në nivelin e sheqerit në gjak mund të shkaktojnë luhatje të humorit.
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...
Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme p...
Pse “rrugët” e aeroplanëve janë të lakuara dhe jo të drejta?
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...