Për ju që konsumoni djath shumë, ja çfarë thotë studimi i fundit

13:46 | 5 Shtator 2017
Arbresh.info

Sot ne kemi një lajm të mirë për të gjithë adhuruesit e djathërave. Sigurisht që djathi është një nga përbërësit më të mirë të ushqimit tuaj, pavarsisht nëse i futni në sanduiç, ushqime të gatuara me mish, kanape, me një fjalë çfarëdolloj ushqimi që përfshin djathin brenda i jep një shije të shkëlqyer.

Por, a e dini pse njerëzit që konsumojnë djath jetojnë më gjatë?

Studime të shumta kanë treguar se ky është një fakt i vërtetë dhe se konsumi i shpeshtë i djathit mund të ndikojë në cilësinë e jetës suaj. Para së gjithash, ky hulumtim është kryer në kafshë, saktësisht në personazhet e filmave të animuar që preferojnë më së shumti djathin, e këta janë minjtë, në të cilën është konstatuar se ata që hanin djathin shpesh, në fakt ishin më të shëndetshëm dhe plot energji, e më pas hulumtimi është kryer në njerëz, gjë që rezultoi të njejtin efekt. E tëra na shpie në faktin se konsumi i djathit redukton mundësinë e disa sëmundjeve si të zemrës, ngadalëson plakjen dhe ndikon në cilësinë e jetës.

Pikërisht përbërja e djathit ndikon në të gjithë këto gjëra të mira që ndihmojnë organet tona të jenë më vitalë dhe të shëndetshëm, ndihmon trupin për të hequr qafe të gjitha toksinat që grumbullohen në të, duke krijuar më vonë probleme shëndetësore.

Lexoni edhe këtë: Mësoni mbi rëndësinë dhe efektin e të gjitha vitaminave
Sigurisht djathi mund të ketë edhe anët e tij të këqija, por kur mendojmë më mirë rreth konsumit të tij të përditshëm, por në sasi të matur, nuk i bën pothuajse askujt dëm, por thjeshtë ndikon vetëm pozitivisht në organizmin tonë.

Ndoshta dobësitë e këtij ushqimi janë se ekzistojnë shumë lloje të djathërave që janë të shijshme dhe kanë numër të madh të kalorive si dhe kryesisht vlera ushqyese që disa prej personave nuk mund t’i konsumojnë. Por, kjo nuk është edhe aq tragjike sepse poliamin përmbajnë edhe ushqime tjera, të tilla si fasule, misër, sojë dhe ushqime nga gruri, mirëpo djathi dallohet nga të tjerët sepse është më i shijshëm

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme