Google ADS

Dikur tradicional tashmë dhe djep modern (VIDEO)

11:34 | 5 Shtator 2017
Arbresh.info

Kohë më parë, në kulturën shqiptare, pothuajse në secilën kullë të zakonshme të fshatrave malore, do të mund të hasnit në djep, i cili cilësohej si shtrat i fëmijës ku bënte gjumin.

Mbi të qëndronte një nënë e re e brenda tij një foshnjë e porsalindur, transmeton Klan Kosova.

Por, me ndryshimin e kohës, ndryshuan dhe elementet e zakonet, ku pak kush do mund të shihte një djep të tillë prej së vërteti.

il_570xn-703084110_m5m8

Megjithatë, çdo ditë e më shumë bota po vërshohet nga teknologjia, e sigurisht që për një gjumë më të mirë të foshnjave, është menduar tashmë dhe për një djep modern.

Hulumtime të shumta tashmë rezultojnë se gjumi në një djep është aq i lehtë dhe më i këndshëm sikurse flenë të rriturit këndshëm kur janë në udhëtime në ndonjë tren apo veturë.

Prandaj dizajnerët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë dizajnuar një djep të tillë modern që do kryente lëvizje digjitale për të vënë dhe një zhurmë të lehtë që e bënë gjumin e foshnjave edhe më të ëmbël!

Për më shumë ja pamjet më poshtë:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme