Don Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës, foli për atmosferën, ceremoninë nga Shugurimi i shenjtores dhe katedrales, “Shën Nënë Tereza”, me rastin e 20 vjetorit të vdekjes së shenjtores e nobelistes së paqes.
Don Lush Gjergji, tha se gjithçka është gati për këtë ditë të madhe,
“Për çka kemi punuar që 10 vite, sepse shugurimi i Nënës Terezë dhe emërimi i katedrales së kryeqytetit me emrin e saj, është një ditë historike për ne, për Kishën shqiptare”, tha ai.
Ai tha, se Gonxhe Bojaxhiu, është një figurë që e do gjithë bota dhe për ne është një shqiptare e madhe.
“Për shugurimin e katedrales, “Shën Nëna Terezë” ka një interesim të madh nga mbarë bota. Papa Francesku na ka nderua, sepse për këtë ditë historike ka dërguar një figurë shumë të lartë nga Vatikani, figurë të posaçëm, siç është kardinali, Ernest Simoni”, tha Don Lush Gjergji për RTK-në.
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...