Krimi në familje nuk është vetëm fenomen shqiptar. Një ngjarje rrëqethëse raportohet nga Dail Mail.
Bëhet fjalë për një krim të rëndë në familje ku burri theri me thikë bashkëshorten e tij. Ngjarja besohet të ketë ndodhur në momente të tronditjes psikologjike nga burri.
Ngjarja ndodhi në Karolinën e Veriut në SHBA ku 28-vjeçari Matthew Phelps, vrau me thikë bashkëshorten e tij 29-vjeçare Lauren Ashley-Nicole Phelps.
Pas ngjarjes, i riu pësoi një tronditje të thellë.
Ai telefonoi 911-ën, dhe nga ato që thoshte, dukej se nuk ishte i ndërgjegjshëm për krimin e rëndë që kishte kryer shkruan JavaNews.
“U zgjova nga një ëndërr dhe e gjeta gruan të therur me thikë, të mbytur nga gjaku”, i tha ai fillimisht operatorit të 911-ës.
Pyetjes së çfarë donte të thoshte, ai iu përgjigj më tej: “Ka gjak gjithandej, unë mendoj se e kam bërë këtë…”
Më tej ai pohon se është i frikësuar, dhe se bashkëshortja nuk merr frymë.
Autoritetet më pas shkuan në vendngjarje dhe 28-vjeçari i shokuar u arrestua nga policia.
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës