Skënderbeu nuk ndalet, paralajmërohen transfere të reja

09:42 | 5 Shtator 2017
Arbresh.info

Skënderbeu ka prezantuar një ditë më parë Martin Nespor, sulmuesin çek nga i cili drejtuesit korçarë presin shumë.

Merkato nga jashtë vendit është mbyllur, ndërkohë që presidenti Ardian Takaj e thotë hapur se mund të bëjnë një lëvizje.

Albi Doka është emri më i përfolur, ndërsa Nespor konsiderohet goditja e verës.

“Nespor është blerja e fundit për Skënderbeun, por nuk e përjashtoj mundësinë e ndonjë afrimi të fundit nga kampionati shqiptar. Nga përzgjedhja që kemi bërë ne si klub, Nespor është futbollisti më cilësor i kësaj merkatoje vere”, ka thënë Takaj në një intervistë dhënë për shtypin e shkruar sportiv.

Skënderbeu do të marrë pjesë edhe në Ligën e Evropës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme