Policia jep detajet e aksidentit në autostradë ku u godit për vdekje një këmbësor

09:40 | 5 Shtator 2017
Arbresh.info

Është arrestuar një shtetas i Shqipërisë , pasi që i njëjti përderisa ishte duke drejtuar veturën në autostradën “Ibrahim Rugova” ka goditur një këmbësor viktimën mashkull, i cili supozohet se ishte duke kaluar rrugën.

Në vend të ngjarjes ka dal njësiti i ndihmës së shpejtë të cilët kanë konstatuar se viktima nuk ka shenja jete, ndërsa një pasagjer i veturës ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor, shkruan arbresh.info.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për  obduksion, ndërsa i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme