Humbja në peshë nuk është aspak e lehtë. Ushqimi i rregullt dhe ushtrimet janë faktorë kyçë, por kini kujdes edhe çfarë pini.
QUMËSHTI I YNDYRSHËM
Qumështi është shumë me rëndësi për eshtra dhe dhëmbë. Por, nëse qëllim e keni humbjen në peshë, atëherë pakësoni konsumimin e tij, sidomos të atij me shumë yndyrë e kalciumin kërkojeni në prodhimet e tjera, si brokol dhe drithëra.
“SHAKE” ME PROTEINA
Ushqimi i pasur me proteina është me shumë rëndësi, sidomos nëse ushtroni dhe dëshironi të ndërtoni masën muskulore. Por, nëse dëshironi të humbni në peshë, atëherë duhet të shmangni konsumimin e pijeve me proteina pas ushtrimeve.
LËNGU I FRESKËT
Lëngjet e freskëta janë opsion i mirë kohë pas kohe, por konsumimi i shpeshtë i tyre nuk është ideal. Përmbajnë numër të madh të kalorive dhe sheqer dhe nuk ndihmojnë në humbjen në peshë.
“SMOOTHIE”
Pije e shkëlqyeshme që është plot me pemë të freskëta dhe ushqime të tjera sipas shijes tuaj, por, nëse “smoothie” e konsideroni shujtë për ta konsumuar çdo ditë, gjasat që të shtoni në peshë janë të mëdha.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...