Ecte me 100 km/h dhe mbante dy telefona në duar

09:18 | 5 Shtator 2017
Arbresh.info

Forcat e rendit në Surrey të Anglisë, e kanë ndaluar një shofer të paemëruar që ngiste me 100 kilometra në orë, ndërsa në duar mbante dy telefona.

Madje, ai kishte hapur llogaritë e rrjeteve sociale dhe po i kontrollonte.

Kjo vjen vetëm dy ditë, pasi një shofer që po bënte të njëjtën gjë, është fotografuar nga një kalimtar rasti.

Për këtë veprim, ai detyrohet të paguajë 250 euro, ndërsa do t’i hiqen gjashtë pikë nga patenta e shoferit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme