Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Safet Kamberi dhe përfaqësuesja e përhershme e Programit të Kombeve të Bashkuara për zhvillim UNDP, Alessandra Roccasalvo, nënshkruan sot marrëveshjen për implementimin e skemës së Internship-it, në kuadër të ‘Programit për Tregun Aktiv të Punës 2’.
Sipas marrëveshjes MPMS do të ofrojë asistencë për financimin e mëtutjeshëm të programit për të rritur burimet e disponueshme për ‘Programin e Tregut Aktiv të Punës 2’.
Me këtë parashihet që MPMS do të vë në dispozicion 35 mijë euro, ndërsa pagesat apo kontributet do të paguhen përpara zbatimit të aktiviteteve te planifikuara.
Këtu përfshihet edhe ndarja e kontributeve për programet dhe aktivitete që kanë të bëjnë me tregun e punës.
Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes, Kamberi tha se bashkëpunimi me UNDP-në do të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke pasur parasysh se ky partneritet është dëshmuar i suksesshëm dhe frytdhënës në shumë projekte të përbashkëta, si: subvencionimi i pagave, praktikës në punë, si dhe granteve të vetëpunësimi
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...