Gjenerata e pestë e Akademisë së Gruas për Lidersip (AGL), do të prezantoj qëndrimet e tyre rreth katër çështjeve me rëndësi të identifukuara, tema me rëndësi, për votuesit në nivelin lokal, të cilat janë huartuar nga vetë pjesëmarrëset e gjeneratës së pestë të kësaj Akademie.
Njëzet e shtatë pjesëmarrëse nga kjo gjeneratë e Akademisë së Gruas për Lidership, do të prezantojnë katër dokumente qëndrimesh që përfshijnë të gjetura dhe rekomandime lidhur me ekonominë, shëndetësinë, arsimin dhe gratë në lidership.
Fokusi i pjesëmarrëseve ka qenë identifikimi dhe adresimi i shqetësimeve të qytetarëve nga perspektiva lokale, veçanërisht çështjet që më shumë afektojnë gratë.
Synimi i këtyre grave pjesëmarrëse të AGL 2017 është të inkurajojnë partitë politike që të reflektojnë dhe marrin në konsideratë qëndrimet e prezentuara kur këto të fundit të hartojnë platformat partiake për zgjedhjet e ardhshme lokale të përcaktuara me 22 tetor të këtij viti.
AGL është program pasues i Javës së Gruas dhe përcjellë objektivat e njëjta që synojnë bashkimin e grave nga të gjithë sektorët e shoqërisë, ngritjen e kapaciteteve dhe rrjetëzimin.
Gjenerata e pestë e AGL-së përbëhet nga gratë përfaqësuese të partive politike, shoqërisë civile, biznesit dhe medias.
Ky program është implementuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), mbështetur nga USAID në Kosovë.
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...