Komuna e Prishtinës dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), përmes projektit Mbështetje Përpjekjeve Kundër Korrupsionit (SAEK II), do të lansojnë sistemin elektronik për menaxhimin e subvencioneve për kulturë, rini dhe sport.
Projekti SAEK ka ndërtuar mekanizma të fuqishëm të transparencës dhe llogaridhënies në komunat partnere, ku një nga metodat e saj është digjitalizimi i shërbimeve publike në mënyrë që të zvogëlohet numri i pikave të ndjeshme ndaj korrupsionit në procedurat ekzistuese.
Projekti ka punuar ngushtë me komunën e Prishtinës në këtë aspekt dhe e konsideron komunën si një partner kryesor në luftën kundër korrupsionit.
Ngjarja e sotme është një tjetër nismë që synon të rris transparencën dhe llogaridhënien në nivel lokal për ofrimin e shërbimeve publike dhe krijimin e kushteve të nevojshme për qeverisje më pjesëmarrëse në nivel lokal.
Në ngjarje do të marrin pjesë zyrtarë komunal dhe të UNDP-së.
Projekti SAEK II financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Agjencia Daneze e Zhvillimit (DANIDA).
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...