Japonia ka kërkuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së të bjerë dakord mbi hartimin e një resolute të re të sanksioneve që kanë për qëllim dënimin e Koresë Veriore pas kryerjes së testit të saj të 6-të bërthamor.
“Ne nuk mund të humbim më shumë kohë”, ka thënë ambasadori japonez, Koro Bessho para gazetarëve, transmeton portali arbresh.info
“Ne kemi nevojë që Koreja Veriore të ndjejë presionin dhe nëse ata kundërshtojnë këtë formë atëherë do të ketë pasoja”, ka shtuar ai.
Koreja Veriore ka rritur tensionet me Japoninë, Korenë Jugore dhe SHBA-të pas testimit të raketës ndërkontinentale me hidrogjen./arbresh.info/
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje