Google ADS

Pacolli: Asnjëherë nuk kam thënë që me PDK nuk bëj koalicion

01:01 | 5 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se ai asnjëherë nuk ka thënë se nuk do të bëjë koalicion me PDK-në, porse ka thënë se nuk do të hyjë në qeveri me disa njerëz. 

“Asnjëherë në jetën time nuk kam thënë se me PDK-në nuk bëj koalicion, unë kam thënë me disa njerëz nuk do të hyj në qeveri”, tha Pacolli.

“Nuk dua të përmend emra, por unë besoj se zotëri Haradinaj me qeverinë e vet do të ketë njerëz dinjitozë me duar të pastra pa marrë parasysh nga cilat parti vijnë”.

Ai tha se i beson koalicionit të partisë së tij me PAN, dhe ka thënë se është parë që duhet pak më tepër t’i përkushtohet seriozitet institucioneve,

Pacolli në Ballë për Ballë të Klan Kosovës ka shprehur besimin se kjos qeveri do të jetë e qëndrushme pasi që, sipas tij, secili do të kontribuojë në mënyrë që të mos ketë ngërrçe politike,  njofton Klan Kosova.

Lideri i AKR-së tha se nuk ishte ndarë i kënaqur me PDK-në kur kishin qenë bashkë në qeverinë e mëhershme pasi që pohoi t’iu ketë munguar hapësira.

“Nuk jam ndarë i kënaqur me PDK-në sepse na ka munguar shumë në atë kohë hapësira, e përsëris që është fat i keq që AKR nuk ka mundur të realizohet në atë qeveri”.

“Tani janë marrë masat që AKR-së t’i garantohet hapësira, që AKR ta implementojë programin e vet pa ndërhyrje nga jashtë, pa ndërhyrje te digasterët e AKR-së”.

“Kush e ka fundosur Kosovën deri në këtë masë? Teket dhe inatet e secilit. Interesat personale të secilit”, tha Pacolli.

“Njerëzit me të cilët do të punoj do të jenë të vetëdijshëm dhe përgjegjës serioz për kryerjen e obligimeve të veta”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme