Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme , Federica Mogherini, ka deklaruar se Turqia vazhdon të mbetet kandidat potencial për anëtarësim në BE.
Deklarata e saj vjen pas komenteve të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe rivalit të saj, Martin Shculz, të cilët gjatë një debate televiziv thanë se ‘Turqi nuk ka vend në Europë’, transmeton portali arbresh.info
“Bisedimet mes BE-së dhe Turqisë janë në një fazë të vështirë dhe unë mund të rendisë të gjitha problemet, të cilat ju i dini. Megjithatë, Turqia vazhdon të mbetet kandidat potencial për anëtarësim në BE. Sugjeroj që në të ardhmen të shohim përtej asaj që thuhet nëpër fushata elektorale”, tha ajo.
Marrëdhëniet me Turqisë dhe Gjermanisë janë tensionuar pas arrestimit të 12 shtetasve gjermanë nga autoritetet turke./arbresh.info/
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...