Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, ka deklaruar se një konvoj me qindra militant dhe civilë të Shtetit Islamik vazhdon të mbetet i bllokuar në territorin që kontrollohet nga qeveria siriane.
Koalicioni tha se përmes Rusisë i ka dërguar një mesazh qeverisë sirianë, ku është kërkuar që të ndahen militantët e ISIS-it nga civilët, transmeton portali arbresh.info
Megjithatë, në deklaratë thuhet se nuk është ndërmarrë asnjë veprim.
Gjenerali Stephen Toënsend ka theksuar se regjimi sirian është duke i lënë gratë dhe fëmijët të vuajnë në shkretëtirë.
Luftëtarët e ISIS-it dhe familjarët e tyre janë evakuuar një javë më parë, pas një marrëveshje të arritur me grupin islamik Hezbollah.
Në marrëveshjen e arritur është rënë dakord që militantëve të ISIS-it t’u sigurohet rruga deri në kufi me Irakun, në këmbim të eshtrave të ushtravë libanezë që humbën jetën në vitin 2014.
Koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të dhe Iraku kanë dënuar marrëveshjen, duke thënë se militantët e Shtetit Islamik duhet të vriten në fushë betejë./arbresh.info/
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin