Apokalipsi do të transmetohet në televizion dhe do të shpallet nga një grua koreane e veshur me një veshje tradicionale ngjyrë rozë.
Ri Chun-hee është fytyra më e shquar në Televizionin Qendror të Koresë së Veriut, e cila shfaqet çdo herë që vendi merr ndonjë hap drejt përmbushjes së ambicieve të veta bërthamore, gjithmonë duke i shpallur ato me ‘një zë muzikor dhe me shije’, transmeton portali arbresh.info
“Testi i një bombe me hidrogjen, që është projektuar për t’u montuar në raketën tonë balistike ndërkontinentale, ishte një sukses i përsosur”, tha Ri, duke dhënë lajmin plot entuziazëm.
74-vjeçarja njihet si ‘transmetuesja e popullit’ dhe zakonisht shfaqet me të njejtën veshje. Zakonisht ajo shfaqet me një veshje tradicionale koreane dhe zëri i saj merr fuqi baruti sa herë që përmendet emri i liderit Kim Jong-un.
Por kush është ‘zonja rozë’ e Koresë Veriore?
Ri u lind në vitin 1943 dhe rrjedh nga një familje e varfër. Studio aktrimin në Universitetin e Phenianit. Në vitin 1971 ajo u bë pjesë e medias së vetme në shtetin komunist, duke dhënë lajmet më të rëndësishme të vendit.
Gjatë disa dekadave, ajo u ka mbijetuar spastrimeve politike dhe grackave të zakonshme që ndodhin në Korenë Veriore, të cilat morrën jetën e shumë prej kolegëvë te saj.
Zëri i saj melodik admirohet nga lideri aktual Kim Jong-un dhe besohet se kjo ka qenë një ndër aryset kryesore që ajo i ka shpëtuar regjimit komunist.
Edhe pse u pensionua zyrtarisht në vitin 2012, Ri gjithmonë kthehet pranë ekranit kur vendi komunist ka për të dhënë njoftime të rëndësishme ushtarake.
Në një profil të rrallë revista shtetërore Chosun Monthly raportoi se ajo bën një jetë luksoze në Phenian, së bashku më bashkëshortin e saj, fëmijët dhe nipërit e mbesat.
“Zëri i saj është një apel, kështuqë sa herë ajo transmeton lajmet lexuesit preken”, thuhet në revistë. “Kur Ri njofton raportet dhe deklaratat, armiqtë dridhen nga frika”./arbresh.info/
https://www.youtube.com/watch?v=VycmDf5QFMs
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut