Ambasadorja e SHBA-ve në OKB, Nikki Haley, gjatë një takimi urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka theksuar se “Kim Jong-un po kërkon luftë”.
Ajo ka shtuar se SHBA-të kërkojnë të shmangin luftën, por ka theksuar se “nëse regjimi mashtrues ka një armë bërthamore dhe kërcënon, atëherë SHBA-të nuk do të bëjnë rolin e rojeve statike”, transmeton portali arbresh.info
Koreja Veriore pretendon se gjatë fundjavës ka testuar një bombë me hidrogjen që mund të vendoset në raketat balistike ndërkontinentale, por ende nuk është konfirmuar nëse Koreja e Veriut ka aftësi të bëjë një gjë të tillë.
SHBA-të nuk e kanë përjashtur mundësinë e një ndërhyrje ushtarake nëse vendi dhe aleatët e saj kërcënohen nga regjimi i koreano verior./arbresh.info/
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...