Turqia ka akuzuar politikanët gjermanë për dorëzim në populizëm dhe ka kërkuar nga ata që të heqin dorë nga ‘gjuha e tyre e pakujdeshme’, pasi kancelarja gjermane Angela Merkel tha se do të kërkojë t’i jap fund bisedimeve më Ankaranë mbi anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Berlinit janë tensionuar që nga përpjekja për grusht shtet gjatë vitit të kaluar në Turqi, ku u arrestuan më shumë se 50 mijë njerëz, transmeton portali arbresh.info
Ministri i Integrimeve në Turqi, Omer Celik, tha se diskutimi mbi ‘përfundimin e bisedimeve me Turqinë është një sulm ndaj vlerave themelore të BE-së’.
Në debatin e parë televiziv mes Martin Schulz dhe Angela Merkel, kancelarja gjermane tha se ‘është e qartë se Turqia nuk mund të bëhet anëtare e BE-së’.
Megjithatë, ajo ka shtuar se do të diskutojë me homologët e BE-së nëse ‘mund t’iu ipet fund bisedimeve për anëtarësim’.
Celik komentet e kancelares gjermane i ka quajtur ‘të pakujdeshme’ dhe ka shtuar se ‘Gjermania po mendon BE-në si Shtetet e Bashkuara të Gjermanisë’.
Ai shtoi se qëndrimi i disa politikanëve gjermanë është ‘sikur ndërtimi i një muri të Berlinit me tulla që bazohen në populizëm’.
Ministria e Jashtme e Turqisë ka akuzuar politikanët gjermanë për nxitjen e islamofobisë, duke theksuar se Turqia ka ndihmuar Europën gjatë krizës së refugjatëve të vitit 2015./arbresh.info/
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...