Lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj ka thënë sot pas nënshkrimit të marrëveshjes qeverisës, AKR-PAN se AKR i është bashkuar vullnetit të qytetarëve të dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit.
Limaj ka thënë se nga ky moment mund të llogaritet që ka nisur ndërtimi i institucioneve që sipas tij, është një lajm i shumëpritur nga qytetarët e Kosovës, shkruan arbresh.info.
“Nga sot po i bashkohet vullnetit të qytetarëve të Kosovës AKR-ja, nga sot ky koalicion tregon se Kosova ka një shumicë të konsoliduar që përfaqëson shumicën e vullnetit të qytetarëve të Kosovës. Nga ky moment mund të llogaritët që është fillimi i ndërtimit të institucioneve, qe besoj se është një lajm i shumë pritur nga qytetarët e Kosovës. Besoj se jemi aty ku duhet të jemi, jemi partnerë që e njohim mirë njëri-tjetrin dhe jemi aty ku duhet të jemi”, ka thënë Limaj pas marrëveshjes së nënshkruar./arbresh.info/
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...