Aleanca Kosova e Re ka nënshkruar para pak çastesh marrëveshjen qeverisëse me koalicionin PAN.
Marrëveshja është nënshkruar pak orë pasi presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se ka pridhur marrëveshjen që kishte me LDK-në.
Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë nga liderët e katër partive, Behgjet Pacolli, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, shkruan arbresh.info.
I nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët e Kosovës duke thënë se më në fund Kosova u nis.
Haradinaj ka thënë se ky bashkim i mundëson Kosovës një nisje shumë të nevojshme me një parti që sjell vlera siç është AKR-ja.
“E kemi një nder të mirë sepse këtij koalicioni dhe besimit për të formuar institucionet e vendit i është bashkuar nja parti e re që sjell vlera të reja e që është AKR por po ashtu që është më me rëndësi vetë roli i presidentit Pacolli këtu. Ky bashkim i mundëson Kosovës një nisje shumë të nevojshme, përgjegjësitë ne i kemi organizuar në bazë të specifikave dhe në bazë të vlerave që sjellim në qeverisje, Jemi të vetëdijshëm dhe besoj shumë që së bashku do t’ia dalim. Më në fund Kosova u nis, vonesat kanë qenë shumë të rënda”, ka thënë Haradinaj./arbresh.info/
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...