Këngëtari i famshëm, Liam Payne ka thënë se do të ketë një fëmijë tjetër para se të martohet me të dashurën e tij Cheryl.
Çifti u bënë prindër për herë të parë në mars, por ylli i “One Direction” ka zbuluar se ai do të donte të kishte edhe një fëmijë tjetër para se të martohet.
“Pa dyshim që ka mundësi që të kem edhe një tjetër fëmijë, Bear është krijimi më i mirë i jetës time” tha Liam për gazetën The Sun.
Megjithatë këngëtari këmbënguli se nuk është në nxitim për të shtuar familjen e tij.
“Nuk e di sa fëmijë do të doja, më kanë thënë se 2 janë sa 20 kështu që duhet shumë përkushtim dhe kohë” shtoi Liam.
Po ashtu, Payne ka paralajmëruar se është duke bërë një album dhe në të ardhmen presim të shohim rreth të rejave në karrierën dhe familjen e tij.
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...
Hamza: Gjithçka është shtrenjtuar, unë do t’i rris pagat dhe...
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë, policia jep d...
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...