Këshilli i Lartë i Drejtësisë nisi verifikimet për vendimin e trupës gjyqësore të Kavajës, e cila dënoi me 3 vjet burgim Fadil Kasemin pas tentativës së tij të parë për të vrarë ish-bashkëshorten Fildez Hafizi.
Inspektoriati i KLD u vu në lëvizje nga presidenti Ilir Meta, i cili ende vazhdon të jetë kryetar i këtij këshilli, deri në ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Bëhet fjalë për vendimin e 28 prillit 2016 të dhënë nga trupa gjyqësore me kryesues Luan Lushën dhe anëtarë Ela Kajën e Markelian Koçon, i lënë në fuqi nga Apeli dhe i dërguar për rekurs në Gjykatën e Lartë.
Presidenti Meta kërkoi që në mbledhjen e parë të KLD të raportohet për procedurat që duhet të ndiqen nga gjykatat gjatë lëshimit të urdhërave të mbrojtjes për viktimat e dhunës në familje.
Presidenti Meta përmend si nismë të tij se gjatë mandatit nuk do të ushtrojë të drejtën e faljes për individët që ushtrojnë krime në familje. Presidenti i bën gjithashtu thirrje Ministrisë së Drejtësisë, e cila ka kompetencë për projektligjet e dhënies së amnistisë që të mos përfshihen të dënuarit që kryejnë vepra penale brenda familjes.
Rusia po mbledh dhjetëra mijëra trupa në Kursk, thotë Ukrain...
“Cenon të drejtat për një proces ligjor”, mbrojtja e Thaçit ...
Krasniqi pret në takim ambasadorin italian, e falënderon për...
Ishulli lidhës i Arbërisë, Abdixhiku: Pas 9 shkurtit, bëhuni...
Gjykata shfuqizon dënimin, deputetët e PD mund të kthehen në...
Dollari amerikan rritet pas fitores së Trump, Bitcoin shënon...