Harlen Bodhi White, me faqe topolake, sy blu dhe buzëqeshje engjëllore, është kthyer në fenomen në internet, megjithëse është vetëm 15-muajsh.
Ai ka më rreth 186 000 ndjekës në Instagram, më shumë se Harper Beckham (86,000), vajza pesë vjeçare e Beyonce, Blue Ivy (97,000) apo edhe se vajza tre-vejçare e Kim Kardashian North West (180,000).
Pas fotografive shumë të pëlqyera, për beben 15-muajshe nuk kanë munguar ofertat nga markat e veshjeve, sajtet e internetit dhe kompanitë e reklamave. Ofertat i kanë kaluar edhe 1 milionë dollarët, e paimagjinueshme për një bebe që ende nuk ka mësuar të flasë.
Nëna e Harlen, Chelsea White, e cila ka qenë modele por tashmë punon si fotografe profesioniste, është shumë e kënaqur me interesin e shfaqur ndaj fëmijës së saj.
Ekspertët thonë se Harlen mund të bëhet bebja e parë në botë që fiton një milionë dollarë. Ngelet për t’u parë se cilat oferta do të pranojë familja e tij.
Ai që tani po u mundëson udhëtime dhe qëndrime në hotele shumë të shtrenjta familjes së tij.
Harlen po gjeneron të ardhura gjithandej, duke nisur që nga numri i madh i lajkave në “Instagram”, klikimet tek videot e tij dhe nga menaxhimi i imazhit.
Jo keq për një iniciativë që e ëma e nisi për kënaqësi, por u kthye në “makineri” parash.
Një tjetër i famshëm pranon se kishte shkuar në festat e P.D...
Kurti: 25 vjet pas ndërhyrjes së NATO-s, hapësira ajrore e S...
Damiree Burns MVP i javës së pestë në elitën e basketbollit ...
Shahini dhe Malaj diskutojnë për rritjen e bashkëpunimit mes...
Rama në Berlin, nënshkruan deklaratat për tregun e përbashkë...
Elezi: Vazhdon aplikimi për regjistrim të votuesve jashtë Ko...