Google ADS

SHBA kërkon qasje të ashpër të OKB-së ndaj Koresë Veriore

16:41 | 4 Shtator 2017
Arbresh.info

Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley ka kërkuar qasje të ashpër ndaj Koresë Veriore.

“Këshillimi i Sigurimit duhet të ndërmarrë masat më të ashpra të mundshme kundër Koresë së Veriut”, është shprehur Haley, transmeton portali arbresh.info

“Ka ardhur koha për të shteruar të gjitha mjetet diplomatike para se të jetë tepër vonë”, tha Nikki Haley në mbledhjen urgjente të këshillit në Nju Jork.

Këshilli i Sigurimit është duke mbajtur mbledhje urgjente pas testimit të gjashtë bërthamor të Koresë së Veriut./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme