Nëse kur zgjoheni në mëngjes ndiheni të lodhur, edhe pse gjatë natës keni fjetur mirë, nuk duhet të mendoni të ndryshoni mënyrën se si flini, por mënyrën se si ju zë gjumi. Në vend që të shihni televizor, provoni të hapni një libër dhe të lexoni pak.
Për vite me radhë studimet kanë treguar se një problem serioz, i lidhur me “gjumin e mirë”, ka të bëjë me mënyrën shumë të përhapur të qëndrimit para ekranit teksa ju zë gjumi.
National Sleep Foundation thotë: “Trupi ynë kalon disa hapa para se të flejë, dhe për disa persona që kanë një sjellje të tillë, të qëndrojnë para një pajisjeje elektronike apo një kompjuteri, mund të jenë problematike për shkak të sasisë së dritës që hyn në tru”.
Kontrolli i postës elektronike, apo thjesht lundrimi në rrjet, përdorimi i këtyre pajisjeve ndikojnë negativisht në gjumin tonë. Problemi është tek drita e ngjyrës blu që kanë këto pajisje, që ka të njëjtën intensitet që qënia njerëzore sheh gjatë ditës. Ndërsa t’i kushtosh rëndësi fjalëve që shkruhen në një libër, nuk është është kaq agresive sa të shohësh një ekran të shndritshëm me vëmendje.
Të shohësh televizor para gjumit rezulton të jetë një sjellje e dëmshme, njësoj edhe për tabletin apo kompjuterin. Në fakt, sipas Lifehacker, zgjidhja më e mirë është heqja e të gjitha këtyre pajisjeve nga dhoma e gjumit.
Nuk bëhet fjalë vetëm për një mënyrë të re mendimi. Shumë studime për vite me radhë kanë treguar se sa e dëmshme është për fëmijët t’i zërë gjumi para një televizori. Me të njëjtën logjikë veprohet edhe për të rriturit, edhe pse në këtë rast privimi nga televizoni në dhomën e gjumit rezulton të jetë më problematike dhe e lidhur me më shumë faktorë. Mes punëve dhe detyrave gjatë ditës, është pothuajse e pamundur për të rriturit që të shohin një emision apo një telenovelë të dëshiruar, dhe për këtë mbetet koha pas darkës.
National Sleep Foundation rekomandon ekskluzivisht leximin e një libri para se tu zërë gjumi, një farë “aktiviteti qetësues”. Sigurisht leximi nëpërmjet Kindle nuk hyn në këtë kategori. Nuk duhet të harrojmë se leximi i një letre të printuar është edhe më befasues./arbresh.info/
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...