Me ushtrimet e teknikës së frymëmarrjes filloni shumë më herët para lindjes, ato do t’ju bëhen të natyrshme dhe do të dini si t’i aplikoni kur të fillojnë dhembjet e lindjes.
Frymëmarrja ritmike kur keni dhembje të lindjes dhe gjatë lindjes do të shtojë qarkullimin e oksigjeni për ju dhe beben.
Do të jeni krenare me vetveten, kur të shihni se si jeni përballur me lindjen, transmeton Telegrafi.
Kur të mësoni se çka ju ndodh kur humbni kontrollin ndaj frymëmarrjes mund t’ju ndihmojë që të kuptoni përse janë të mira për lindje këto ushtrime.
P.sh., kur jeni e frikësuar apo e tendosur frymëmarrja bëhet e cekët dhe e shpejtë, supet ju janë të nxjerra përpara, veshët, qafa dhe supet janë të tendosura.
Nëse ju kaplon paniku, filloni të merrni shpejt frymë. Në gjendjen e tillë ulet sasia e oksigjenit, e nevojshme për ju dhe për beben tuaj, Ndërkaq ju filloni të ndiheni sikur jeni jashtë kontrolli dhe do të humbni forcën.
Frymëmarrja ritmike do t’ju ndihmojë shumë në lehtësimin e lindjes.
Policia kërkon ndihmë në lokalizimin e një gruaje në Pejë, d...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së