Është një traditë elegante që një President që largohet nga Shtëpia e Bardhë të shkruajë një letër për Presidentin që e merr detyrën.
Sipas traditës, kjo letër vendoset në tavolinën e Zyrës Ovale dhe lexohet pas marrjes së detyrës nga Presidenti i ri, transmeton portali arbresh.info
Të njejtën gjë e bëri edhe ish-presidenti Barack Obama për Donald Trump.
“I nderuari z.President”, fillon letra, e cila më pas vijon me një përshëndetje modeste rreth kandidimit të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë. Letra u bë publike nga CNN.
“Miliona njerëz kanë vendosur shpresat e tyre në ju, bashkë me të gjithë ne, pavarësisht nga dallimet partiake, ne duhet të shpresojmë për zgjerimin e begatisë dhe sigurisë gjatë qëndrimit tuaj”, vijon letra.
Barack Obama ka qenë një zë kritik gjatë fushatës presidenciale të Trump, duke thënë se ‘ai në sytë e tij, ishte një rrezik për demokracinë amerikane’.
“Fati i Republikës është në duart tuaja”, u pati thënë Obama votuesve në Karolinën e Veriut disa ditë para zgjedhjeve të 8 nëntorit.
Por pas fitores së Trump, dhe pas tronditjes nga humbja e papritur e Hillary Clinton, Obama këmbënguli në rëndësinë e një tranzicioni paqësor.
Duke këmbëngulur në rëndësinë e udhëheqjes amerikane ‘të domosdoshme’ në botë, ai thekson nevojën që një president të veprojë me mend dhe me përgjegjësi.
“Është në dorën tonë, përmes veprimit dhe shembullit, që të mbështesim rendin ndërkombëtar që është zgjeruar vazhdimisht që nga fundi i Luftës së Ftohtë dhe mbi të varet pasuria dhe siguria jonë”, thuhet në letrën e Obamës.
Ai gjithashtu i bëri thirrje Trumpit që të mos lejojë që peripecitë e politikës së përditshme të errësojnë marshimin e gjatë të vlerave demokratike amerikane.
“Ne jemi banorë të përkohshëm të kësaj zyre”, shkruan ai. “Kjo nga bën rojtarë të atyre institucioneve dhe traditave demokratike, si sundimi i ligjit, ndarja e pushteteve, mbrojta e barabartë dhe liria e qytetarëve, tradita për të cilat paraardhësit tanë luftuan dhe u përpoqën”.
“Pavarësisht nga shtytja dhe tërheqja e politikës ditore, ne duhet që këto shtylla të demokracisë t’i lejmë poaq të forta sa i gjetëm”, vijon letra.
Në një këshillë paska të zgjatur, Presidenti i 44-të amerikan, morri një tol më personal ndaj atij të 45-të.
“Mos u ngut në nxitimin e ngjarjeve dhe përgjegjësive, për miqtë dhe familjen”.
Obama ka shkruar se ai dhe gruaja e tij Michelle ‘janë gati të ndihmojnë në çfarëdo mënyre’. Në fund të letrës, ai i uron Trumpit ‘fat të mirë dhe bekimin e Perendisë’.
Publikisht Trump e pranoi se ishte prekur nga letra, edhe pse ai nuk e ka takuar më Obamën që nga marrja e pushtetit./arbresh.info/
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...