Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Strumica të Maqedonisë,ku është akomoduar në hotelin Gligorov, një nga dy hotelet e qytetit të vogël.
Ndonëse po afron ndeshja, në qytet nuk ka ndonjë atmosferë të veçantë dhe ka shumë pak lëvizje.
Me siguri gjithçka do të ndryshojë nesër, sepse priten shumë tifozë sidomos nga Shkupi, ndërsa do të jenë të pranishëm edhe 450 tifozë shqiptarë, shkruan Sport Ekspres.
Masat e sigurisë për kombëtaren kuqezi janë të jashtëzakonshme, me polici të shtetit dhe polici private, ndërkohë që edhe filmimi me kamera e me telefonë është i vështirë, pasi herë pas here rojet e sigurisë kërkojnë ndalimin e filmimeve.
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen