Studimi i fundit i kryer nga Universiteti i Bristolit shpjegon se pse është rritur ndjeshëm numri i femrave të pamartuara.
Ky studim shpjegon se sa më inteligjente të jetë një femër aq më shumë rriten kërkesat e saj për të gjetur partnerin ideal.
Sa më shumë vite të kalojnë dhe sa më shumë të ngjisë shkallët e karrierës një femër aq më shumë rriten kërkesat e saj.
Por për këtë gjë studiuesit nuk fajësojnë femrat por meshkujt. “Është bërë keq për burra” thuhet mes të tjerash në studim.
Statistikat tregojnë se numri i femrave të pa martuara është rritur me 35.7 %.
Ndërsa mosha kur një femër sjell një fëmijë në jetë është rritur ndjeshëm. Shumica e femrave bëhen nëna pas moshën 25 ose 26 vjeç.
“Ndodh sepse një femër e shkolluar dhe e realizuar kërkon një partner në të njëjtin nivel. Dhe shumica e meshkujve u tremben femrave të tilla”,- ka thënë një nga sociologet që ka qenë pjesë e këtij studimi.
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...
Hamza: Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...