Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i ka dërguar mesazh, kreut të Vatikanit, Papa Françeskut me rastin e njëvjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës.
“Me rastin e njëvjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës së Kalkutës kam kënaqësinë dhe privilegjin e veçantë t’Ju shpreh mirënjohjen e sinqertë, në emër të popullit shqiptar, për lartësimin mbarëbotëror të simbolit më domethënës shpirtëror të kombit tonë”.
“Duke përfituar nga rasti, më lejoni të ritheksoj falënderimet e thella për vëmendjen Tuaj të pandërprerë që u keni kushtuar dhe vazhdoni të tregoni për marrëdhëniet historike e tradicionale si dhe lidhjet e rralla të Selisë së Shenjtë me Shqipërinë dhe shqiptarët”.
“Shpallja e Nënë Terezës nga ana Juaj si Shenjtore gjatë ceremonisë madhështore në Vatikan, emërimi i At Ernest Troshanit si Kardinal dhe lumturimi i 38 Martirëve të Kishës Katolike shqiptare shënuan disa nga ngjarjet më mbresëlënëse për besimtarët katolikë dhe mbarë kombin shqiptar gjatë vitit të kaluar, duke ilustruar më së miri vëmendjen dhe lidhjen tuaj të veçantë me vendin e shqiponjave”.
“Ju siguroj Ati i Shenjtë se këto ngjarje historike, sidomos shenjtërimi i Nënës sonë të përbashkët, Shenjtores Tereza të Kalkutës, i gëzuan pamasë shqiptarët anembanë botës, duke i bërë ata më krenarë se kurrë, si dhe duke farkëtuar akoma edhe më tepër lidhjet institucionale dhe shpirtërore mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë.Duke ju uruar jetë të gjatë dhe shëndet, ju lutem, pranoni Shenjtëria Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!”, thuhet në mesazhin e të parit të Shqipërisë.
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane Karbohidrate Kartotat dhe Barishtet Jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën