Nga lufta me dëshirën për të ngrënë e deri te konsumimi i vitaminave të ndryshme, nënat e ardhshme duhet t’i kushtojnë kujdes të madh ushqimit për të siguruar zhvillim pa pengesa për foshnjën.
Fatkeqësisht, pavarësisht tërë përpjekjeve, një numër i madh femrave shtatzënë nuk konsumon sa duhet jod, mineralin i cili luan rol të rëndësishëm në zhvillimin e sistemit neurologjik.
Shkencëtarë nga Australia kanë kryer hulumtimin në të cilin kanë marrë pjesë 200 femra. Hulumtimi ka zgjatur 6 muaj, dhe kanë vëzhguar një numër të madh të femrave gjatë kohës së shtatzënësisë dhe pas lindjes.
Edhe pse çdo ditë kanë konsumuar jod përmes kripës, një numër i madh i femrave edhe më tej ka vuajtur nga mungesa e jodit në trup, përcjell WomensHealthMag.
Shkencëtarët femrave shtatzënë u rekomandojnë të konsumojnë 200 mikrogramë jod në ditë. Mungesa e jodit gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë shtypjen e lart të gjakut dhe të ndikojë negativisht në zhvillimin fizik dhe mental të foshnjës.
Jodin mund ta gjeni në peshk dhe frutat e detit, jogurt dhe produktet e pasura të qumështit. Megjithatë, për femrat shtatzëna mënyra më e lehtë e mbajtjes së evidencës për konsumimin jodit është përmes shtesave për femrat shtatzënë.
Por, po ashtu duheni të dini që sasia e madhe e jodit mund të jetë e rrezikshme për nënën dhe beben dhe shkaktojë hipotireozë, gjendjen e cila krijohen kur gjëndra tiroide prodhon sasi të vogël të hormoneve.
Gjithsesi këshillohuni me gjinekologun. Ai mund të kërkojë të bëni testin e urinës për të vërtetuar nëse konsumoni mjaftueshëm jod. Nëse niveli i jodit është i kënaqshëm, nuk ka nevojë për shtesat, por vazhdoni të mbani shprehitë ushqyese si deri tani.
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren