Policia në qarkun Murtal të Austrisë ka zbuluar një rast të mashtrimit masiv të ndihmave sociale nga një familje kosovare.
Sipas policisë, familja, nga viti 2011 deri tash ka përfituar pa të drejtë nga shteti, 80 mijë euro, shkruan heute.at dhe shumica e mediave austriake sot.
Nëna 79 vjeçe e dy djemve, 41 dhe 52 vjeçarë ka marrë mbështetje financiare për të paguar banimin dhe sigurimin ndërsa dy bijtë, paratë e papunësisë dhe ato të sigurimit shëndetësor.
Policia prej një kohe të gjatë ka zhvilluar hetime ndaj kësaj familjeje. Siç është konstatuar, gruaja 79 vjeçare ka pasur të drejtë qëndrimi në Austri vetëm pasi që dy djemtë e saj janë deklaruar se garantojnë financiarisht për të, transmeton albinfo.ch. Përkundër kësaj, ajo, në vitin 2011 kishte bërë kërkesë për “sigurimin minimal”, një lloj ndihme sociale për nevoja të veçanta. Veç kësaj, ajo ishte e paraqitur zyrtarisht në një banesë në Zeltweg, ku në të vërtetë nuk banonte ndërsa për të paguar banesën në fjalë ajo merrte ndihma materiale nga shteti.
Nga ana tjetër dy djemtë të cilët, sipas policisë “duket se” kanë shtetësi të dyfishtë, austriake dhe kosovare kanë përfituar nga fondi i të papunëve dhe ai shëndetësor, ndërkohë që nuk i kanë paraqitur qëndrimet e tyre të gjata në Kosovë. Sipas disa mediave, familjarët në fjalë “qëndronin në Kosovë dhe merrnin ndihmat sociale në Austri”.
Ndaj të treve është bërë kallzim penal nga Prokuroria Publike në Loeben.
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...